Ministrat e Listës Serbe e vazhdojnë punën në dorëheqje
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 27 June 2018
Ministrat e Listës Serbe në kuadër të Qeverisë së Kosovës janë duke vazhduar aktivitetin e tyre si ministra në dorëheqje.
Në ueb-faqet e ministrive të cilat ata i udhëheqin, javëve të fundit shihet se ministrat serb, kanë qenë aktiv nëpër aktivitete të ndryshme.
Më 19 qershor, Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo ka vizituar qytetin e Rahovecit ku kishte marrë pjesë në një simpozium dhe më pas ishte takuar edhe me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi.
Por, ministri Rikallo, njësoj sikurse ministrat e tjerë, Dolibar Jevtiq dhe Ivan Todosijeviq, nuk po marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës.
Pavarësisht kësaj, dyert e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj mbeten të hapura për rikthimin e ministrave serbë.
Halil Matoshi, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i tha Radios Evropa e Lirë se ministrat serbë janë duke kryer obligimet e tyre, pavarësisht se ata janë në dorëheqje.
“Bartësit e posteve të Listës Serbe, përkatësisht në Qeveri janë legjitim dhe ata mund ta shqyrtojnë vendimin tyre kurdo që duan dhe të kthehen në institucionet ne vendit. Por, tash për tash nuk kemi ndonjë konsolidim nga ta. Kontakte ka shumë të shpeshta, do të thotë të zyrtarëve të Qeverisë dhe ata dalin do të thotë në punë, mirëpo nuk marrin pjesë në seanca të Qeverisë, përkatësisht në mbledhjet e Qeverisë”, tha Matoshi.
Lista Serbe kufizoi fushëveprimin e saj brenda Qeverisë, pasi që institucionet e Kosovës, më 26 mars, kishin arrestuar shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili, siç u tha, kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Ai kishte shkuar në Mitrovicë Veriore ku ishte paralajmëruar formimin e njëanshëmtë Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për rikthimin e mundshëm të Listës Serbe në Qeveri, Radio Evropa e Lirë ka provuar të flasë me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, mirëpo ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje.
Për analistin politik, Artan Muhaxhiri, në këtë situatë, Qeveria e Kosovës është e pafuqishme që të ndërmarr çfarëdo veprimi, pasi siç thotë ai, Qeveria nuk ka asnjë platformë të qëndrueshme për të komunikuar me Listën Serbe.
“Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës në përgjithësi, por edhe Parlamenti do të duhej të kishin ndonjë ofertë aktive ndaj pakicës serbe sa i përket aspektit politik, mirëpo kjo nuk është duke ndodhur tani dhe nuk ka ndodhur as në të kaluarën”, tha Muhaxhiri për Radio Evropa e Lirë.
Këto probleme politike që janë të shfaqura aktualisht me Listën Serbe, sipas Muhaxhirit janë pasojë e mungesës së integrimit cilësor të komunitetit serb.
“Partitë politike shqiptare kanë qenë krejtësisht pasive në raport me pakicën serbe dhe nuk kanë pasur asnjëherë ndonjë ide apo platformë të strukturuar të integrimit të tyre kualitativ në shoqëri dhe institucione”, tha Muhaxhiri.
Përveç pjesëmarrjes jo të plotë në Qeveri, Lista Serbe ka kaluar në opozitë në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e këtij subjekti politik, kishin njoftuar se aktivitetin e tyre politik në Kuvend, do ta vazhdojnë nga tabori opozitar.
Kohë më parë, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq kishte deklaruar se përfaqësuesit e kësaj liste nuk do të kthehen në Qeveri, duke shprehur gatishmëri edhe për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...