Lajme

Ministrat e Kurtit lëshojnë sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Ramush Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 20 December 2024

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e përbashkët e dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, të pranishëm në seancë janë kabinetet qeveritare të të dyja vendeve.

Në kohën kur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po mbante fjalimin, duket se ministrave të qeverisë Kurti nuk iu pëlqyen kritikat.

Zv.kryeministri Besnik Bislimi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Donika Gërvallën, Faton Pecin e Arben Vitinë, vendosën ta lëshojnë sallën teksa i pari i AAK-së po fliste.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera