Ministrat e BE-së vendosin sanksione të reja kundër Iranit

Autori: Gazeta inFokus
16:25 | 23 January 2023
Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, tha presidenca suedeze e BE-së më 23 janar.
“Ministrat miratuan një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, që shënjestrojnë ata që nxisin represionin. BE-ja dënon fuqishëm përdorimin brutal dhe joproporcional të forcës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve paqësorë”, tha presidenca suedeze në një postim në Twitter, pa dhënë detaje të tjera.
Burimet i thanë agjencisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se ministrat e Jashtëm të BE-së do të shtojnë 37 individë në listën e sanksioneve të BE-së kundër Iranit më 23 janar.
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara. Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.
Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar.
Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.
Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iraniane, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Të tjera
-
Mungesa e konsensusit, analistët e shohin si zgjidhje edhe zgjedhjet e reja
Vetëm 57 vota pati sot Lëvizja Vetëvendosje në tentimin e pestë për të konsti...
-
Shoqata e Qumështit e ashpër ndaj VV-së: Mbi 20 mijë fermerë në rrezik nga thirrjet tuaja për bojkot
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka reaguar me shqetësim ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të enjten në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësir...
-
Ligji për KPK-në: VV krekoset për ‘sukses politik’ anipse u desh ta ndërronte siç tha Kushtetuesja
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë dritën e gjelbër Ligjit ...
-
Gjuajtje me armë në Prishtinë – Ky është i dyshuari dhe viktima e plagosjes
Një tjetër ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet. Burime të ...
-
Dyshohet për një të plagosur në Emshir
Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i ...
-
Tahiri: Limaj po mendon se është koha e VLAN-it e PAN-it, por Kurti është kategori tjetër
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 foli për një koalcion...
-
Kica-Xhelili: LDK nuk ndërron qëndrim, seancat çdo 48 orë janë humbje kohe
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në emi...
-
Kaos në Sarajevë – Policia e Republikës Serbe nuk lejoi Policinë e Bosnjës ta arrestojë Dodikun
Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindor...
-
Trump para një vendimi bombastik: 5000 dollarë për secilën nënë që lind fëmijë
Shtëpia e Bardhë ka marrë një sërë propozimesh që synojnë të inkurajojnë njer...
-
Vëllezërit kampionë Bakaj takojnë Sali Berishën
Dy kampionët shqiptarë të boksit, vëllezërit Amarildo dhe Roberto Bakaj, patë...
-
Në cilësinë e avokatit të familjes së rreshterit të vrarë, Koci ka një kërkesë publike
Arianit Koci në cilësinë e avokatit të familjës së policit të ndjerë, rreshte...