Lajme

Ministra e Shëndetësisë publikon raportin e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 18 March 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 56 raste të reja me COVID-19, në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Nuk është raportuar për raste të vdekjes.

Ndërkaq, janë shëruar 32 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 668.

-Advertisement-

“Nga 1.142 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.262.
Në total numri i rasteve aktive është 668”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera