Ministra e Shëndetësisë po e harton ligjin e ri për sigurime shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 16 September 2021
Ministria e Shëndetësisë ka nisur punimet për hartimin e ligjit të ri për sigurime shëndetësore.
Kështu u tha në debatin për temën “Sigurimi shëndetësor dhe jetësor-kur do të jetësohet”, të organizuar nga fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).
Kryetarja e fondacionit Fridrich-Ebert-Stiftung, Besa Luzha tha se sigurimi shëndetësor është një e drejtë dhe obligim i institucioneve.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha tha se grupi punues është duke hartuar ligjin e ri për sigurime shëndetësor.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësore dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha theksoi se është e domosdoshme që të hartohet ligji i ri, meqë i njëjti i cili është miratuar në vitin 2014 nuk ka gjetur zbatim.
“Në grupet punuese duhet të përfshihen të gjithë akterët. Të kemi një financim të qëndrueshëm në shëndetësi. Pa një financim të qëndrueshëm është e pamundur të flasim për një shëndetësi më të mirë. E kemi trashëguar pa një sistem në shëndetësi”, ka theksuar ajo.
E Valbona Kamberi nga Sindikata e Policisë së Kosovës tha se për 22 vjet asnjëherë nuk gjetën përkrahjen e institucioneve të Kosovës.
“Është policia e vetme në rajon dhe botë që nuk gëzon të drejtën e sigurimit shëndetësor dhe benificioneve të tjera. Ne kemi humbur më 20 policë dhe nuk e dimë ende se kush i ka vrarë. Të gjithë ata policë që i kemi humbur nuk e kanë pasur të drejtën e sigurimit shëndetësor”, shprehet ajo.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































