Lajme

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë

Autori: Islam Morina 19:00 | 18 November 2020

Minatorët e minierës së Trepçës, pasditen e sotme kanë hyrë në grevë, shkaku i mos pagesës së tyre, mëson Gazeta inFokus.

Qeveria e Kosovës pati premtuar se minatorët që në fillim të kësaj jave do t’i kenë pagat e tyre në llogari, duke i zotuar 1 milionë euro për Trepçën.

Mirëpo me sa duket 1 milionëshi i premtuar i qeverisë, ka mbetur zotim dhe premtim i pa mbajtur, ngase sot pasdite ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës, janë futur në grevë dhe kanë ndërprerë punën në minierë shaku se nuk i kanë marrë ende pagat e tyre.

-Advertisement-

Minatorët e Trepçës, ditë më parë kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë dhe se do të ndërmarrim masa nga me radikalet në rast se nuk u realizohen pagat e tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera