Lajme

Minatorët e Trepçës futen në grevë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 09 July 2018

Minatorët e Trepçës nga e hëna kanë hyrë në grevë të përgjithshme.

Kjo po ndodhë për shkak të pakënaqësisë me draft-statutin dhe indiferencës së institucionve karshi vërejtjeve dhe kërkesave të minatorëve për këtë draft-statut.

Minatori Zenel Hyseni tregon se të hënën ka qenë afati i fundit për plotësimin e kërkesave të tyre.

-Advertisement-

“Sot ka qenë afati i fundit, minatorët kanë kërkuar që të fillojë greva e përgjithshme. Arsyet janë të shumta, kërkesat janë të qarta, ndërsa janë të njoftuara të gjitha institucionet për kërkesat tona” deklaroi Hyseni.

E kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqiri Sadiku bëri të ditur se të gjitha punët janë ndërprerë, përveç vendeve kyçe.

Kujtojmë se minatorët përgjatë muajit të kaluar kanë mbajtur për dy ditë rresht grevë njëorëshe./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera