Mimoza i thotë “PO” Albin Kurtit!
Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 13 June 2017
Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka ftuar koalicionin LDK-AKR-Alternativa për një takim rreth krijimit të Qeverisë së përbashkët. Partia e Mimoza Kusari-Lilas i ka thënë “PO” këtij takimi të thirrur nga partia më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo thotë se Alternativa është e hapur për një takim të tillë. “Ne jemi takuar me Vetëvendosjen edhe para zgjedhjeve. E dimë se parimet të cilat duhet të ndërtohet në një program qeverisës janë ato në bazë të cilave mund të ketë apo mos të ketë marrëveshje. E kemi diskutuar që kjo është një prej mundësive ndërsa të vetmen që nuk e diskutojmë është me PDK-në”, ka thënë ajo.
LAA s’bën koalicion me PAN-in
Më tej, Kusari-Lila tregon se për Vetëvendosjen është diskutuar edhe në grup të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi që të ulet dhe të diskutohet rreth mundësitë së bashkëpunimit të ardhshëm, natyrisht, sipas saj, nëse gjenden hapësira për bashkëpunim.
“Nuk besojë se LDK-j i thotë ‘PO’ koalicionit me PAN-in. Ndërsa kjo e fundit nuk do t’i ketë numrat për krijimin e qeverisë. Edhe nëse shkohet në rastin më ekstrem që ata bashkë me partitë e pakicave munden me kriju një shumicë minimale prapë është e paqëndrueshme. Pra, dihet që në veçanti me Listën Serbe që janë me diktat nga Beogradi edhe atëherë nëse donë me qeverisë me urdhra të Vuçiqit atëherë është tjetër muhabet”, ka thënë ajo.
Në fund, Kusari-Lila thotë se është e bindur se ajo dhe Ilir Deda do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. “Deri tani kemi marrë vetëm disa vota në 2-3 komuna dhe ende se di numrin. Në rast se shkon me këtë trend çfarë po marrim nëpër komuna”, ka thënë ajo.
Ftesa e Kurtit për qeverisje
Ndryshe, Albin Kurti ka thënë se në këtë koalicioni paszgjedhor derën e hapur e kanë edhe deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma të cilët nuk duan të kenë edhe një tjetër qeveri të klanit ‘Pronto’.
“Ne sot ftojmë të gjithë deputetët e koalicionit LDK-AKR dhe atyre AAK e NSIMA që janë të pakënaqur me klanin “Pronto”, që të na bashkohen për përgatitje të një qeverie të re për Kosovën. “Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Prandaj e kemi obligim që ta çojmë obligimin dhe vullnetin e tyre përpara”, ka thënë ai. /Indeksonline/
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...