Mimoza Kusari prish koalicionin me PDK-në, shkarkon tre drejtorë dhe nënkryetarin e Gjakovës
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 14 June 2017
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka përjashtuar PDK-në nga koalicioni në këtë Komunë. E para e Gjakovës ka konfirmuar për Gazetën Express shkarkimin e këtyre drejtorëve dhe arsyet e këtij vendimi.
Tre drejtorë të komunës së Gjakovës që vinin nga PDK-ja dhe nënkryetari i Komunës, Ramadan Hoti, që po ashtu i takon të njëjtës parti, janë shkarkuar të mërkurën me vendim të kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.
Drejtorët e shkarkuar janë drejtori për Punë Inspektuese, Gani Veseli, drejtoi i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati dhe drejtoresha e Arsimit, Dijana Qarkaxhija.
Lajmin e ka konfirmuar vetë e para e Komunës, Mimoza Kusari-Lila.
“Pakënaqësia me performancën e PDK-së në nivel lokal është e tmerrshme”, tha Kusari-Lila, derisa shton se për një vendim të tillë ka menduar edhe para zgjedhjeve të 11 qershorit.
“E kam lan që ky vendim të merret pas zgjedhjeve qendrore. Tash zgjedhjet kanë përfunduar dhe e kam informu me letër zyrtarisht zotin Hajdar Beqa për ndërprerje të bashkëpunimit dhe koalicionit në nivel lokal”, tha e para e gjakovarëve.
Gazeta Express ka kontaktuar edhe me kryetarin e degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, po ky i fundit nuk është prononcuar. Beqa vetëm ka thënë se në orën 13:00 do të dalë në konferencë për media.
Nga ana tjetër, nënkryetari i shkarkuar i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, i ka thënë Gazetës Express se nuk është në dijeni të këtij vendimi.
Kusari-Lila në zgjedhjet e 11 qershorit, duke garuar në listën e koalicionit LDK-AKR, sipas rezultateve preliminare nuk ka dalë kënaqshëm me vota në qytetin që ajo drejton. Madje, ky koalicion në Gjakovë ka rezultuar si forca e tretë politike, duke humbur pothuajse gjysmën e votuesve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...