Lajme

Mimoza Kusari përmend një arsye se pse LDK’ja duhet të votojë Vjosa Osmanin për Presidente

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 04 March 2021

Sot është diskutuar rreth përfundimit të zgjedhjeve me deputeten e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se përfaqësimi i një numri të madh të femrave në parlamentin e ardhshëm është për t’u përshëndetur, megjithatë ajo konsideron se duhet punë më e madhe që ky përfaqësim të mbërrij deri në 50 për qind.

Sipas saj, VV-ja do përfaqësohet nga 58 mandate në Kuvendin e Kosovës, por ky numër, shtoi ajo, do të rritej nëse do ishin eliminuar disa parregullsi me votat e mërgatës që janë identifikuar.

-Advertisement-

Tutje Kusari-Lila tha se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrën më të mirë demokratike dhe këtu qytetarët por edhe partitë politike, kanë luajtur rol të rëndësishëm.

“Qytetarët e kanë votuar zonjën Vjosa Osmani për presidente dhe ajo nuk është pjesë e pazareve politike”, theksoi deputetja.

Sipas saj është pa logjikë nëse LDK-ja ka qëndruar për të zgjedhur president Hashim Thaçin e nuk qëndron në sallë për ta votuar Vjosa Osmanin.

Ajo tutje ka thënë se diskutimet për qeverinë e ardhshme kanë filluar, ndërsa shkaku i rrethanave personale zonja Kusari do qëndroj si deputete në Kuvendin e Kosovës dhe jo në ndonjë post qeveritar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera