Lajme

Mimoza Kusari përkrahë taksën 100 përqind ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 21 November 2018

Nga sot 100 përqind do të jetë taksa e Kosovës për produktet që do të futen në vend nga Serbia e Bosnja.

Këtë masë e ka mirëpritur ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila.

Deputetja në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se po bëhet mirë që masa ndaj Serbisë po bëhet më drastike.

-Advertisement-

“Mendoj se është mirë që është bërë më drastike masa. Nuk e kam parë vendimin, por është mirë që të përcaktohet saktë edhe kërkesa e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë, sepse kjo ka munguar në vendimin e parë”, ka theksuar Kusari-Lila.

Ajo gjithashtu ka thënë se është koha e fundit që Kosova ta ketë një qasje ndryshe ndaj Serbisë dhe se është mirë që po e pëson edhe Bosnja.

“Për që është bërë masa prej 100 përqind, mendoj se është koha e fundit që të kemi një qasje ndryshe ndaj Serbisë. Të njëjtën qasje e ka edhe Bosnja ndaj Kosovës në politikën e jashtme”, ka thënë Kusari-Lila. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera