Lajme

Mimoza Kusari, Haradinajt: Tërhiqe projektligjin për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 01 February 2019

Gjatë ditëve të fundit ka përçarje në mes të liderëve shtetërorë në lidhje me taksën, pasi kryeministri Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga ajo, e kryeparlamentari Kadri Veseli e presidenti Hashim Thaçi janë pro pezullimit të saj për të mos hedhur poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan përcjell inFokus.

Liderja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, i ka bërë thirrje publike kryeministrit Haradinaj që nëse është i vendosur të mos e heqë taksën, ta tërheqë projektligjin për ekipin negociator.

Sipas saj nëse nuk pezullohet taksa, e si pasojë e kësaj nuk vazhdon as dialogu, nuk ka ndonjë arsye që të autorizohet ekipi negociator e të ndahen qindra mijëra euro për dialogun në Bruksel.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera