Lajme

“Mimoza Kusari dhe Ilir Deda kanë të kaluar të errët”

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 07 June 2017

Kandidati për deputet nga PDK-AAK-NISMA, Milaim Zeka, ka thënë se LDK nuk arritur asgjë që i ka futur në koalicion Mimoza Kusarin dhe Ilir Dedën.

Sipas Zekës këta të dy kanë të kaluar të errët por jo kriminale.

Errësira e të kaluarës së tyre, sipas Zekës është që këta të dy janë pjellë të tjetërkujt.

-Advertisement-

Sipas tij, Mimoza Kusari ka qenë pjellë e PDK-së e pastaj e AKR-së, dhe arsyeja pse ka hyrë në AKR është që ta keqpërdor ekonomikisht Behgjet Pacollin.

Ndërsa, sipas Zekës, Ilir Deda është pjellë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ky nuk ka të bëjë asgjë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe programit të tyre. Ai në emisionin “Tribunë Zgjedhore” deklaroi se LDK me këta njerëz nuk do të mund ta mposhtin koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera