Lajme

Mimoza Hafizi: Klientët e qeverisë u kënaqën për kthimin e Nikollës te Arsimi!

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 27 August 2017

Mimoza Hafizi ka reaguar lidhur me zgjedhjen e emrave të kabinetit të ri të qeverisë Rama. Kritikat më të mëdha i ka lëshuar për rikthimin e Lindita Nikollës tek arsimi, ku dhe është shprehur se “marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre”.

Statusi i plotë

Aspak surprizë për askënd vazhdimësia në arsim e Qeverisë!
E hidhur për studentët, për nxënësit e mësuesit, por jo për klientët privatë të Rilindjes. Ata le të vazhdojnë të përfitojnë, të tallen, të kënaqen, pasi marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre. Duke cënuar pa dhimbje hapësirën e vuajtur të arsimit publik.

-Advertisement-

Ende shpresoj e besoj të ketë rezistencë, LIBRA do të jetë zëri i vlerave në politikë, në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik. Gjithsesi, më mirë
Sokrat i vuajtur sesa derr i kënaqur!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera