Sport

Milot Rashica mposhtë Dortmundin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë (VIDEO)

Autori: E.M 23:37 | 05 February 2019

Werder Bremeni e ka mposhtur Borussia Dortmundin vetëm pas ekzekutimit  të penalltive në ndeshjen e luajtur në “Signal Iduna Park” dhe ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 90 minuta të zhvilluar rezultati ishte i barabartë 1-1.

Në minutën e 5’ Milot Rashica e zhbllokoi ndeshjen më një gol të bukur, ndërsa rezultatin e barazoi Marco Reus në të 45+3’.

-Advertisement-

Në vazhdime u shënuan edhe katër gola të tjerë, ku në minutën e 105’ Pulisic e kaloi Dortmundin për herë të parë në epërsi, por mysafirët e barazuan rezultatin vetëm pas 3 minutave më anë të Pizarros.

Milionerët kaluan serish në epërsi në minutën 113’ më golin e shënuar nga Hakim, por mysafirët assesi nuk o dorëzuan dhe 1 minutë para përfundimi të takimin më anë të Harkinit arritën ta barazojnë rezultatin 3-3 dhe ti sigurojnë penalltitë.

Në penallti skuadra e Bremenit u tregua më e saktë dhe arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Në penallti skuadra e Rashicës fitoj më rezultat 4-2.

Kujtojmë së Milot Rashica në minutën e 66’ është zëvendësuar./Gazeta inFokus/

https://youtu.be/NLe00KZFn6Y?t=22

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera