Rozë

Milot Rashica kalon çaste relaksi me të fejuarën

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 23 October 2019

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, po kalon në një formë të mirë në karrierën e tij si futbollist.

Përpos paraqitjeve fantastike me Kosovën, ai formë të mirë po tregon edhe në klubin gjerman Werder Bremen, i cili garon në Bundesligën gjermane.

Sa i përket jetës private, ylli nga Vushtrria tashmë është fejuar me Belkiz Kerën dhe duket se po kalojnë momente të bukura së bashku.

-Advertisement-

Në kohën e lirë, ai ka zgjedhur që të shëtis në Bremen, së bashku me të fejuarën, me ç’rast ka ndarë me fansat e tij fotografi në llogarinë e tij në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera