Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 30 March 2026
Ylli i Besiktas dhe përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka dhënë një intervistë për median turke SÖZCÜ para ndeshjes vendimtare të playoff-it, duke e cilësuar këtë moment si kulmin e karrierës së tij dhe të ekipit kombëtar.
Rashica ka pranuar se kundërshtari është favorit, por ka theksuar se besimi dhe motivimi i Kosovës janë më të forta se kurrë.
“Ky është momenti më i rëndësishëm për Kombëtaren dhe për karrierat tona. Jemi vetëm një hap larg nga historia,” ka thënë ai.
Pavarësisht se përvoja dhe cilësia individuale e kundërshtarit e bëjnë atë favorit në letër, Rashica ka theksuar se ambicia e Kosovës mbetet e pandryshuar.
“Ne jemi të uritur për sukses dhe jemi krenarë që përfaqësojmë vendin tonë. Besojmë në aftësitë tona dhe mundësinë për të shkruar histori,” ka shtuar ai.
Rashica ka theksuar se forca më e madhe e ekipit është uniteti dhe bashkëpunimi në grup.
“Forca jonë më e madhe është puna në ekip. Nuk ndiejmë presion, përkundrazi, po e shijojmë çdo moment të këtij rrugëtimi,” tha ai.
Duke qenë një lojtar i njohur në Turqi, Rashica e ka cilësuar këtë sfidë si emocionale në aspektin personal.
“Turqia është një vend që e dua dhe ku ndihem si në shtëpi. Por kjo është një ndeshje futbolli dhe jam gati të jap gjithçka për vendin tim,” ka përfunduar ai.
Në fund, ai ka theksuar se, pavarësisht arritjeve të deritanishme, synimi i tyre ende është të realizohet.
“Kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe kemi dhënë krenari për kombet tona, por ende nuk e kemi arritur ëndrrën tonë. Do të luftojmë deri në fund për ta bërë këtë realitet,” ka përfunduar Rashica.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...





























