Sport

Milot Rashica: Jam i gatshëm të luaj në cilëndo pozitë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 19 March 2019

Milot Rashica është i gatshëm të japë maksimumin e tij për Kosovën në cilëndo pozitë në fushë që i kërkon trajneri.

Anësori i Werder Bremenit foli të martën në një konferencë për media para ndeshjes miqësore të Kosovës kundër Danimarkës, e përcaktuar të luhet të enjten në “Fadil Vokrri”, duke e vlerësuar atë si ndeshje shumë të rëndësishme për “Dardanët” për ta parë se ku qëndrojnë ata në raport me Kombëtaret e mëdha.

“Nuk kam folur deri tani më Challandes [për pozitën në fushë]. Jam i gatshëm dhe do ta jap maksimumin pavarësisht pozitës. Dallojnë pozitat me atje [Bremen], jam duke luajtur si qendër sulmues, por taktikat ndryshojnë por unë jam i gatshëm te luaj edhe në tjerat pozita”, tha Rashica.

-Advertisement-

Pozita e parapëlqyer e 22-vjeçarit është anësor i majtë, edhe pse kohëve të fundit ka luajtur si qendër sulmues te klubi gjerman, në ekipin kombëtar zakonisht është aktivizuar si anësor i djathtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera