Sport

Milot Rashica i rikthehet stërvitjeve me Werder Bremenin

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 13 October 2020

Milot Rashica sot i është rikthyer stërvitjeve me Werder Bremenin, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica, kishte kohë që nuk ishte stërvitur me klubin gjerman, kjo pasi për një kohë të gjatë u fol për një largim të mundshëm nga Werderi, si dhe për shkak të një lëndimi që kishte pësuar.

Futbollisti vushtrrias po ashtu mungoj në ndeshjet e muajit tetor me kombëtaren e Kosovës, atë kundër Maqedonisë Veriore me 8 tetor, ku “Dardanët” nuk arritën të realizonin ëndrrën për kualifikim në kampionatin evropian pasi u mposhtën me rezultat 2-1, për takimin me Slloveninë që u zhvillua të dielën, si dhe për sfidën e nesërme ndaj Greqisë.

-Advertisement-

Lajmin për rikthimin e Rashicës e ka bërë të ditur vet klubi gjerman Werder Bremen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera