Lajme

Milo braktis Ramën, nënshkruan marrëveshje me LSI (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 25 May 2017

Paskal Milo dhe Petrit Vasili kanë arritur marrëveshjen e parë politike mes tyre.

Duke refuzuar ftesën e Ramës për t’u tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 25 qershorit, Paskal Milo, kreu i PDS-së ka nënshkruar një marrëveshje me LSI.

Marrëveshja është firmosur në selinë e LSI-së mes Petrit Vasilit dhe Paskal Milos.

-Advertisement-

Gjatë fjalës së tij Milo shprehet i kënaqur me marrëveshjen me LSI duke deklaruar se LSI është një forcë e cila respekton aleatët dhe nuk i hedh ato në “kosh” duke thumbuar në këtë mënyrë edhe kryeministrin Edi Rama.

“Parti qe ndajne vlera te perbashketa, kjo marreveshje institucionalizon nje bashkepunim qe do materializohet gjate fushates zgjedhore, administrimit te votave dhe ne prespektive.

Nuk drejtohet kundra asnje partie te trete por niset nga interesat per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme, maksimalizuar votat tona…marreveshje qe e bejme per te patur nje rezultat maksimal te dy partive tona qe roli dhe rendesi i LSI te manifestohet gjate fushates dhe ne menyre te vecante pas fushates, qe te shohim nje bashkepunim te mbeshtetur ne vlera.

Kjo është një formë dhe mënyrë bashkëpunimi që na lejohet është e dobishme dhe i shërben nje bashkëpunimi sikur të kishim një koalicion zyrtar, në një kohë kur të tjerët nuk respektojnë partitë, përpiqen që partitë të humbasin identitetin e tyre politik në këto zgjedhje, kjo marrëveshje synon një sjellje tjetër politike”- tha Milo. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera