Lajme

Milloviq: Gjendja e serbit të plagosur është e rëndë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 01 June 2023

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, tha se gjendja e një serbi, i cili “u plagos me armë zjarri gjatë përleshjes me pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës” në këtë qytet, “është e rëndë”.

Aktualisht, shtoi ai, po konsiderohet nëse ai duhet të dërgohet në Beograd për trajtim të mëtejshëm.

“Bëhet fjalë për lëndime të rënda të legenit dhe enëve të gjakut”, tha Milloviq për Radio-Televizionin e Serbisë.

-Advertisement-

Nga institucionet shëndetësore nuk ka asnjë konfirmim të këtij informacioni.

Përleshjet mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të hënën në Zveçan, lanë dhjetëra të plagosur në të dyja anët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera