Lajme

Millosavleviq: Kërkesat tona mbeten të njëjta, të largohet Njësia Speciale dhe kryetarët e zgjedhur

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 31 May 2023

Serbët lokalë edhe sot janë mbledhur në tri komunat në veri, në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të vazhduar protestën.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq ka thënë para protestuesve se kërkesat e tyre mbeten të njëjta.

Ata po kërkojnë largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu si dhe të kryetarëve të rinj shqiptarë.

-Advertisement-

“Kërkesat janë të njëjta, të tërhiqet policia, të mos vinë kryetarët e rinj dhe të lirohen dy protestuesit e arrestuar të hënën në Zveçan”, tha Millosavleviq

Ai u ka bërë thirrje protestueseve të rrinë të qetë sot. Protestuesit serbë në Zveçan kanë shpalosur edhe një flamur të Serbisë që raportohet se ishte i gjatë 250 metra. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera