Sport

Milkoreit i shkruan presidentit Ademi

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 27 March 2020

Ambasador nderi i Republikës së Kosovës, Rainer Milkoreit, i ka shkruar letër presidentit të FFK-së, Agim Ademit, shkruan Gazeta inFokus.

Në letrën e Milkoreitit, shkruhet se ai së bashku me Federatën Gjermane të futbollit, do ta mbështesin në çdo hap Kosovën në këto ditë të vështira.

Ndër të tjera ai i ka kërkuar Ademit që të jetë afër lojtarëve dhe klubeve në ditët e vështira, shkaku i coronavirusit./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Letra e plotë 

Shumë i nderuari President i FFK-sё, i dashuri z. A. Ademi,

Nё kёto momente tё vёshtira pёr tё gjithё botёn nё pёrgjithёsi dhe pёr sportin dhe futbollin nё veçanti, nё emrin tim personal si Ambasador nderi i Republikës së Kosovёs, dhe nё emrin e DFB-sё, dhe po ashtu edhe nё emёr tё tё gjitha federatave rajonale tё RFGJ-sё, lutemi qё kёtё situatё tё rёnduar me Corona-Virusin, e cila pёr çdo ditё po merr edhe jetё të njerëzve ta kalojmё sa mё shpejt, duke ofruar pёrkrahje dhe solidaritet me njeri – tjetrin. Jemi duke e percjellё me shqetёsim situatёn nё Kosovё, ku ne qёndrojmё fuqishёm pёr projektet tё cilat i kemi planifikuar sё bashku pёr kёtё vit dhe qё disa prej tyre do tё na shtyhen pёr ditё mё tё mira. Jemi duke e përcjellё me interesim shumё tё madh situatёn e FFK-së dhe rrjedhat pёr dy ndeshjet e mbetura tё Kombёtares sё Kosovёs pёr kualifikime nё Kampionatin Evropian. Angazhimi i juaj nё kёto momente qё tё jesh afёr klubeve dhe lojtarёve, afёr punёtorёve tё futbollit dhe donatorёve na bёnё edhe neve krenar qё jemi bashkёpunёtorё tuaj. Pёrkrahja e jonё pёr bashkёpunim edhe nё tё ardhmen do të jetё edhe mё e fuqishme.

Popullit tё Kosovёs nё pёrgjithёsi dhe FFK-sё me tё gjithё anёtarёt dhe pjesёmarrёsit nё veçanti, ju urojmё qё nga kjo situatё qё e ka kapluar tёrё botёn tё dalim sa mё tё fuqishёm.

Me respekt tё veçantë,

i juaji Rainer Milkoreit

Ambasador nderi i Republikës së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera