Lajme

Militarët serbë në Karaçevë, Kastrati i drejtohet Thaçit, Qunit dhe Veliut: Provokimi dhe terrorizimi është i papranueshëm!

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 07 August 2020

Gjatë ditës se sotme disa militarë të armatosur serbë, kanë hyrë në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari, Qëndron Kastrati i cili thotë se provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm

“Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë”, u shpreh Kastrati.

Kryetari thotë se lidhur me këtë çështje u ka nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.

Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave. Provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë.Lidhur me këtë çështje u kam nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.

Gepostet von Qëndron Kastrati am Freitag, 7. August 2020

Të tjera