Milioneri mbetet bosh pas divorcit, gjykatësi: Ia bëri vetes
Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 10 July 2020
Një biznesmen i pasur duket se ka mbetur pa asgjë nga marrveshja e divorcit të tij pasi mori në shtëpinë e tij në Miami një modele Playboy.
45 vjecari Richard Rothschild, ka pasur një marrdhënie 21-vjeçare me gruan Charmaine de Souza, pasi u martuan në 2005 dhe u ndanë në 2016.
Çifti patën dy fëmijë dhe drejtonin një biznes të suksesshëm telefonie në Londër.
Ata kishin një stil ekstravagant jetese teksa zoti Rothschild udhëtonte me Lamborghini e madje bleu një apartament 2 milionë dollarë në Miami.
Kur u ndanë, biznesmeni vijoi të jetonte në shtëpinë në Miami me të dashurën e re, modelen e Playboy, Sherra Michelle megjithse ishte urdhëruar të largohej dhe kërcënuar me dënim me burg gjatë çështjes ligjore me ish-gruan, shkruan tch.
Pas konfliktit të gjatë, gjykatësi Justice Cohen ndau pasurinë e tyre duke i dhënë zonjës de Souza, 46 vjeçe, biznesin e yre me vlerë mbi 2 milionë euro, plus para të tjera dhe prona me vlerë reth 1.2 milionë euro.
Zotit Rothschild iu dha apartamenti në Miami të cilin gjykata e vlerësoi në $3 milionë, por përfituesi u ankua se vlera e tij ishte shumë më e ulët dhe se nuk po merrte pjesën e drejtë të divorcit.
Por biznesmeni mbeti thuajse pa asgjë pasi u detyrua të paguante dhe rreth 400 000 dollarë tarifat ligjore.
Rothschild njihej më parë si Richard Pierzchalo-Piasecki por ndryshoi emrin e tij në 2016. Ai raportohet se nuk është pjesë e familjes së pasur te financiereve cifute Rothschild.
Avokati i tij Chamberlayne tha se gjykatësi “ishte verbuar” nga nevojat e klientit të tij pasi Rothschild e kishte prezantuar veten si “karakter jo-tërheqës, insensitiv, kontrollues”.
Ai shtoi më tej se gjykatësi kishte sugjeruar se “burri ia bëri vetes”.
Ai shtoi: “Gjykatësi simpatizonte me gruan dhe kjo e bëri të humbiste gjykimin mbi nevojat e dy palëve, duke i kaluar asetet vetëm njërës prej tyre”.
Gjyqi vazhdon.
Të tjera
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...