Milionerët e prodhuar nga politika
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 17 June 2017
Pushteti dhe politika vazhdojnë të shihen si mundësia më e lehtë për pasurim të shpejtë në Kosovë.
Politikanët, vazhdojnë të mbeten ndër njerëzit më të pasur në Kosovë, përderisa, nuk ka një mundësi ligjore për hetimin dhe vërtetimin e pasurisë së tyre.
Kjo gjendje, ka bërë që politika të jetë profesioni më fitimprurës në vend, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, pas publikimit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit.
Pasuria e tyre mund të jetë edhe më lartë sesa që është deklaruar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, duke ngritur dyshime se zyrtarët e lartë të institucioneve mund të kenë mjete financiare dhe pasuri të paluajtshme edhe jashtë territorit të Kosovës.
Në një vend ku papunësia e popullatës llogaritet në 28 për qind, kurse varfëria në shkallën prej 23 për qind, sipas tyre, ky fakt do të duhej të shihej si shumë shqetësues.
Arton Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe gjatë këtij viti është rritur numri i milionerëve në Kosovë dhe këtu rritet dyshimi se pasuria e zyrtarëve të lartë është e paligjshme.
Ai thotë se më shumë se 60 për qind e zyrtarëve të lartë, konsiderohen milionerë.
“Me një matematikë të thjeshtë, i bie që edhe nëse për 20 vjet këta zyrtarë do të kishin punuar me këtë rrogë që marrin sot dhe do të kursenin pagën komplet, prapë do të ishte e pamundur të kenë rreth 30 përqindëshin e kësaj pasurie që e kanë deklaruar”.
“Në kuadër të kësaj, disa zyrtarë mund të kenë pasuri të paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paarsyetueshme”, vlerëson Demhasaj.
Edhe Jeton Zulfaj, drejtor i programeve në Lëvizjen “Fol”, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, konsideron se mënyra e deklarimit dhe menaxhimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nuk është prezantim real i pasurisë së tyre.
Megjithatë, Zulfaj shprehet se paga e zyrtarëve të lartë të institucioneve,është disa herë më e madhe se sa paga mesatare në Kosovë, por edhe pasuria e tyre nuk justifikohet me pagat e që marrin.
E gjithë pasuria e tyre, e krijuar në mënyrë të shpejtë, sipas tij, është krijuar me tenderë publik, në bashkëveprim me biznese të ndryshme dhe me shitjen e pronave shtetërore, ku në disa raste janë bërë aksionarë.
“Për ne është shqetësim se si asnjë institucion, në këtë rast po flas për Prokurorinë, nuk e ka mundësinë që ta hetojë pasurinë e pajustifikueshme. Dhe, ne çdo ditë shohim, sepse Kosova është vend i vogël, dhe vërejmë se si persona të caktuar krijojnë pasuri shumë shpejt dhe të shumtë dhe asnjë prokuror nuk heton këtë pasuri”, shprehet Zulfaj.
Në anën tjetër, Arton Demhasaj, vlerëson se vetë zyrtarët që mbajnë funksione publike, me qëllim nuk po krijojnë mekanizma ligjorë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar.
“E gjithë kjo nuk po bëhet për arsye se nëse këta zyrtarë lejojnë të ndodhë diçka e tillë, fillimisht pasuria e tyre do të cenohet dhe do të bëhet objekt i shqyrtimit. Dhe për këtë arsye këta nuk pranojnë të ketë bazë të tillë ligjore që ia kanos pasurinë e tyre”, thekson Demhasaj.
Ndryshe, sipas shoqërisë civile, disa nga ministrat, deputetët, por edhe zyrtarë të lartë në nivel lokal dhe qendror, nuk kanë bërë asnjë punë tjetër para kësaj pozite, që do të thotë se të ardhurat e tyre shumë lehtë mund të verifikohen, për të krahasuar me vlerën e shtëpive, banesave, tokave dhe veturave luksoze që deklarojnë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...