Miliona shtëpi gjigande bosh në Japoni, shiten për vetëm 25 mijë dollarë!
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 19 April 2023
Kur Jaya Thursfield gjeti një shtëpi që donte të blinte në Japoni disa vite më parë, miqtë dhe familja e kundërshtuan duke i thënë se nuk ia vlente. Shtëpia ndodhej në pyll dhe e braktisur, ashtu si miliona shtëpi të lira në Japoni të emërtuara si “akiya”.
Por 46-vjeçari pa veçantinë në këtë shtëpi të rrethuar me bimë. Me 2700 metra katrorë sipërfaqe, shtëpia e ndërtuar që në vitin 1989 ngjante më shumë si një tempull budist.
Thursfield dhe gruaja e tij me origjinë japoneze, Chihiro, u transferuan nga Londra për në Japoni në 2017-ën bashkë me dy djemtë e tyre të vegjël, për të realizuar kështu ëndrrën e një shtëpie me oborr të madh. Plani ishte për të blerë një tokë të lirë dhe për të ndërtuar një shtëpi në të, por toka është e shtrenjtë në Japoni dhe buxheti i tyre nuk ishte i mjaftueshëm. Kështu ata panë shtëpitë e braktisura që ishin shumë më të lira dhe me shumë sipërfaqe.
Shumë japonezë nuk i pëlqejnë shtëpitë e përdorura, ndërsa të huajt kanë gjetur mundësinë t’i rinovojnë sipas shijeve të tyre. Shtimi i shtëpive boshe vjen edhe si pasojë e zvogëlimit të popullsisë së Japnonisë. Të dhënat më të fundit të qeverisë japoneze, raportuan rreth 8.5 milionë ‘akiya’ në të gjithë vendin – afërsisht 14% e stokut të banesave të vendit – por vëzhguesit thonë se ka shumë më tepër sot. Instituti i Kërkimeve Nomura e vendos numrin në më shumë se 11 milionë dhe parashikon që akiya mund të kalojë 30% të të gjitha shtëpive në Japoni deri në vitin 2033.
Shtëpia e Thursfields, e cila ndodhet rreth 45 minuta larg qendrës së Tokios, ishte braktisur pasi familja e pronarit të mëparshëm refuzoi ta trashëgonte atë pas vdekjes së pronarit. Bashkia lokale mori pronën dhe e nxori në ankand me një ofertë minimale 38 mijë dollarësh, por ajo nuk arriti ta shiste.
Kur u ul përsëri çmimi, Jaya Thursfield vendosi të provonte fatin e tij. Pasi e bëri një inspektim të shpejtë me një mik arkitekt, ai e mori shtëpinë për 23 mijë dollarë.
Shtëpitë në Japoni zakonisht ulen në vlerë me kalimin e kohës derisa ato kthehen në të pavlefshme.
Për New York Times, Thursfields tregon se që kur bleu shtëpinë në fermë në vitin 2019, çifti ka shpenzuar rreth 150,000 dollarë për rinovime dhe ka më shumë për të bërë. Thursfield e ka dokumentuar projektin në YouTube, duke marrë mijëra klikime.
Ndërsa shtëpia e Thursfields ishte braktisur nga trashëgimtarët e pronarit të mëparshëm, disa pronarë të shtëpive vdesin pa lënë trashëgimtar. Të tjerë ua lënë pronat e tyre të afërmve, të cilët refuzojnë të shesin tokën familjare për respekt duke e lënë shtëpinë të shkatërrohet.
‘Akiya’ shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm si një kërcënim për tregjet periferike dhe rurale, por edhe për shëndetin emocional të vendit, duke shkaktuar mosmarrëveshje familjare për pronat e trashëguara.
Komunat anembanë Japonisë po përpilojnë gjithashtu lista të shtëpive të lira për shitje ose me qira. Ky fenomen ka marrë vëmendje dhe në botë, kjo pasi çmimi i shtëpive është rritur në vlera shumë të mëdha dhe shpesh të papërballueshme. Në faqet e internetit ku ekspozohen shtëpi të tilla, ka shumë të interesuar dhe nga shtete të tjera aziatike, por jo vetëm. Pra, a ja vlen të zhvendosesh në Japoni për një shtëpi gjigande me oborr e cila kushton vetëm 20 mijë dollarë?!
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...