Miliona euro po shpenzohen për pajisje me viza
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 18 September 2023
Mbi katër milionë euro kanë shpenzuar kosovarët vitin e kaluar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen. Statistikat e Shengenit tregojnë se 121,97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022.
Statistikat e Shengenit tregojnë se 121 mijë e 97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022, që tregon se 4.2 milionë euro janë shpenzuar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen.
Liberalizimi i vizave në vitin 2024, jo vetëm që do t’i hapë kosovarët ndaj botës, por edhe do t’u kursejë shumë para, pasi që nuk do të shpenzohen shuma parash për tarifat e vizave, të cilat kushtojnë rreth 35 euro vetëm për aplikim.Shpenzimet janë edhe më të larta pasi në qendrat e aplikimit për viza qytetarët paguajnë edhe më shumë për shërbimet e tjera përfshira gjatë procesit të aplikimit, që ndonjëherë kjo shumë në total mund të sillet prej 150 deri në 200 euro, ka treguar SchengenVisaInfo.com.
Statistikat e Shengenit tregojnë se 121,97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022, që tregon se 4.2 milionë euro janë shpenzuar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen. 13, 674 aplikacione janë refuzuar vitin e kaluar, që kushtuan mbi 478 mijë euro.
Gjatë vitit 2022 aplikimet për viza që u dorëzuan nga shtetas kosovarë shënuan një nivel rekord, dhe këto shifra mund të rriten edhe më shumë pasi që gjithnjë e më shumë kosovarë po aplikojnë për viza për të udhëtuar drejt zonës së Shengenit.Në nëntë vitet e fundit kosovarët kanë shpenzuar përafërsisht 22.3 milionë euro për aplikime për viza, ku shpenzimet më të larta janë regjistruar në periudhën pas dhe para pandemisë, konkretisht gjatë vitit 2022 dhe 2019, përkatësisht me 108,774 aplikime për viza të paraqitura në vitin 2019.
Rritja e numrit të kërkesave për viza të paraqitura në kohërat e pandemisë ishte 24,566 mijë (2020) përkatësisht 44,666 mijë (2021) aplikime të paraqitura.
Për më tepër, numri mesatar i aplikacioneve të paraqitura nga viti 2014 deri në vitin 2022 është 71,860, që arrin deri në 2.5 milionë euro. Megjithatë, shpenzimet do të konsideroheshin edhe më të larta në kohërat para pandemisë gjatë të cilave, pavarësisht faktit se u depozituan më pak aplikime, shkalla e refuzimit ishte dukshëm më e lartë se pas vitit 2020.
Më konkretisht, shkalla e refuzimit në vitin 2014 ishte 24 për qind, me 17,831 kërkesa për viza të refuzuara. Në vitin 2015, shkalla e refuzimit ishte 19.6 për qind, ndërsa ato ranë pak në periudhën pas pandemisë pasi vetëm 11.2 për qind e aplikimeve u refuzuan.
Vitin e kaluar, 102.017 aplikime për viza kanë rezultuar të suksesshme, duke ju mundësuar aplikantëve kosovarë të vizitojnë zonën Shengen, ndërsa numri i përgjithshëm i vizave me shumë hyrje që u lëshuan gjatë vitit të kaluar ishte 4.360.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...