Miliona euro, Haradinaj jep informata sesa para janë mbledhur në Fondin e Sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 23 May 2022
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se deri më tani ka dhuruar 3 rroga të tija për Fondin e Sigurisë. Haradinaj po ashtu ka shtuar se ka informata se deri më tani janë mbledhur mbi 10 milionë euro në këtë fond.
Ai ka thënë se ushtria është e Kosovës dhe nuk i kupton disa opozitarë që nuk e përkrahin fondin.
“I kam dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë”, tha ai ne emisionin Pressing në T7.
“Ndoshta i blejnë tri pushkë të reja për ushtarë. Të bukura. Të blejmë Javelina. I pamë në Ukrainë. Do të bëjë pyetje. A do të ketë rishikim. Ndihmat janë të mirëseardhura. Gabim po bëjnë opozitarët tjerë. Nëse nuk duan mos të qesin. Nuk mund të ketë parregullsi. Ushtria është e jona dhe ju bëjë apel të gjithë shqiptarëve, kush sa ka që të dhurojë fonde”, shtoi ai.
Tutje ai tha se do të ketë transparencë për këto fonde, edhe pse qeveria nuk ka dhënë asnjë shumë se sa para janë mbledhur.
“Aleatët e dijnë. Besom. Partnerët tanë e dinë. Edhe publiku do e marrë vesh me kohë. Këshilli i Sigurisë e zbulon këtë të dhënë. Kontratat e ushtrisë nuk bëhen publike. Edhe për polici ka raste. Kam informacion rrethanor se janë mbledhur mbi 10 milionë euro në Fondin e Sigurisë. Nuk janë të sigurt. Kam informata nga ata që kanë kontribuar. Por po ju them. Edhe po t’i kishim 1 miliard, nuk është kryer puna. Duhen investim të qëndrueshme”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Aktakuzë të pandehurit në Gjakovë që tentoi t’i vrịste tre persona
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur një aktakuzë kundër të pandehurit ...
-
Kurti dhe Vuçiq pajtohen që të takohen të mërkurën, BE njofton se çka pritet të ndodhë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do ...
-
Gjendje stabile pas reshjeve në Fushë Kosovë, qytetarët kërkojnë kompensim të dëmeve
Pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Fushë Kosovës gjendja në terren ë...
-
Propozohet që ish-Sekretari i MPJD-së të intervistohet nga Komisioni Hetimor
Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhën...
-
BQK: Në maj 232.94 milionë euro kredi të reja, depozitat e klientëve arritën në 6.07 miliardë
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për mu...
-
Modernizimi i mbështetur mbi studimet tekniko-shkencore, jep rezultate të frytshme
Kina do të nxisë modernizimin e saj të mbështetur mbi studimet tekniko-shkenc...
-
Përparim Rama e monetizon profilin e tij në “Facebook”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka monetizuar profilin e tij në “Face...
-
Rrëfimi emocional i trajnerit të parë të Arbër Hoxhës, nga një fshat i vogël i Kosovës në yllin e kombëtares kuq e zi
Qazim Berisha ndjehet krenar sa herë që i shikon këto pamje të Arbër Hoxhës ...
-
Gjermania kërkon të rekrutojë të rinj kosovarë për infermierë, ministrja e Shëndetësisë pasnesër vjen në Kosovë
Ministrja gjermane e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Ursula Nonnemacher d...
-
Gërvalla në Vjenë: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE e bën bllokun më të fortë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, kërkoi veprime kon...
-
Aksion i madh i Inspektoratit: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”
Tridhjetë biznese të “muzikës live” dhe të “qendrave të masazheve” janë mbyll...
-
Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’ua japë policëve 20 euro ryshfet
Një person është arrestuar nga policia e rajonit të Gjakovës, pasi që ky i fu...