Lajme

Miliarderi francez ofron 100 milionë euro për ta rindërtuar katedralen Notre Dame (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 16 April 2019

Miliarderi frances François- Henri Pinault, do të dhurojë 100 milionë euro drejt rindërtimit të katedralës mesjetare Notre Dame në Paris.

Në një deklaratë të dhënë për gazetën franceze Le Figaro, një nga burrat më të pasur të Francës, shpreson që kjo shumë do të ndihmonte të rindërtohej plotësisht katedralja Notre Dame, e cila dje u përfshi nga zjarri gjigant.

”Dua ta ringjallë këtë xhevahir të trashëgimisë sonë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shprehet ai.

-Advertisement-

François –Henri Pinault, është i martuar me aktoren e njohur Salma Hayek dhe është shef ekzekutiv i grupit Keing që zotëron markat e njohura si Gucci,Yves Saint Laurent dhe Alexander McQueen.

Ai është gjithashtu kryetar i Artemis, kompani që kontrollon pasuritë e familjes Pinault, njofton Klan Kosova.

Ekipet e zjarrfikëzve të Parisit kanë njoftuar se katedralja 850 vjeçare u kaplua nga flakët pasditen e së hënës, dhe sipas autoriteteve zjarri ndërlidhet me renovimet që ishin duke u zhvilluar, njofton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera