Lajme

Miliarda dollarë ndihma për Ukrainën që nga fillimi luftës

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 15 November 2022

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë 8.27 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe armë për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Kjo shifër u publikua nga shefi i politikave të BE-së Joseph Borrell këtë pasdite. E gjithë shuma arrin në rreth 45% të asaj që SHBA i ka furnizuar Kievit.

Vendet perëndimore kanë nxituar ndihma për Ukrainën gjatë luftës, duke përfshirë mbështetje ushtarake dhe një sasi të konsiderueshme armatimi me specifika të larta.

-Advertisement-

Sanksione janë vendosur edhe ndaj qindra subjekteve ruse dhe atyre që kanë lidhje me Kremlinin dhe Vladimir Putinin.

Një pjesë e mirë e vendeve perëndimore kanë luftuar me çdo kusht që të arrijnë të tregojnë mbështetjen ndaj Ukrainës, e cila u përball me agresionin rus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera