Lajme

Milazim Krasniqi thotë se Vetëvendosje mban edhe pozitën e u.d. të presidentit edhe kreut të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 26 November 2020

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se partia e Albin Kurtit aktualisht i mban dy pozitat më të larta shtetërore, pozitën e presidentit dhe kreut të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi thotë se është çështje e politikave të Vetëvendosjes pse nuk e ka vendosur një zyrtar të saj të ushtrojë këto pozita, por e ka lënë Vjosa Osmanin.

“Lëvizja ‘Vetëvendosje!” momentalisht mban dy pozitat më të larta shtetërore në shtet, kryetarin e Kuvendit dhe ushtruesin e detyrës së presidentit. Çështje e politikave të saj është pse nuk e ka vendosur në ato poste një zyrtar të saj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Ai thotë se partia e Kurtit pas prishjes së koalicionit me LDK-në ka mundur të marrë të marrë pozitën e kryetarit të Kuven dhe sot do ta kishte edhe u.d. të presidentit.”

“Pas prishjes së koalicionit nga ana e LDK-së, LVV ka mundur ta merrte postin e kryetarit të Kuvendit, pra sot do ta kishte edhe postin e ushtruesit të detyrës së presidentit. Shyp i bie qishtu, shype!”, ka shkruar Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera