Milatoviq: Njohja e Kosovës është çështje e përfunduar për Malin e Zi
Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 06 August 2023
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, deklaroi edhe njëherë se për vendin që drejton, Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk do të ketë vendim tjetër.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, janë çështje të përfunduara”, tha Milatoviq për RTV Sllovenia.
Në prill të këtij viti, partitë pro-ruse malazeze iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës, raporton evropaelire në gjuhën serbe.
Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit.
Ky i fundit humbi pushtetin në zgjedhjet e muajit gusht të vitit 2020, ku fitues dolën Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA.
Ai shprehu shpresën se shteti malazez me ndihmën e partnerëve strategjikë, të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian në 4-5 vitet e ardhshme.
Të tjera
-
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lan...
-
Vazhdon fushata informuese për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile
Ministria e Punëve të Brendshme pas miratimit të vendimit për regjistrimin e ...
-
Vajza e mbyllur në banesë në Tiranë s’hapte derën, momenti kur polici futet nga ballkoni
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të enjte në Tiranë, konkretish...
-
Prọtestọjnë banorët e fshatit Dumnicë të Vushtrrisë, kërkojnë rreth-rrotullim në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë
Banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme të Komunës së Vushtrrisë kanë protestuar ...
-
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përballen...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndës...
-
Jeta Rafuna: Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, e vendit të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Lumir Abdixhiku
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur n...
-
Biden bëhet për herë të parë stërgjysh
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të...
-
Skena apokaliptike nga Los Angeles: Shihni pasojat e deritanishme të zjạrreve
Zjarret rrethuan Los Anxhelosin këtë të enjte dhe ndërsa situata doli jas...
-
Kriptovalutat: Cilat janë parashikimet e ekspertëve për vitin 2025?
Të gjithë presin të kuptojnë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm në tregun...
-
Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...