Sport

Milanit i lëndohet sulmuesi kryesor

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 02 October 2017

Milan ka marrë lajme të këqija, vetëm një ditë pas humbjes në derbi ndaj Romës.

Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic është larguar nga Kombëtarja për shkak të lëndimit të kofshës dhe nuk do të mund të luajë ndaj Finlandës dhe Ukrainës në kualifikimet për Kupën e Botës.

Kalinic ka pësuar një lëndim në ndeshjen e djeshme ndaj Romës në San Siro, të cilën e humbën 0:2.

-Advertisement-

“Nikola Kalinic do të mungojë në ndeshjet kualifikuese ndaj Finlandës dhe Ukrainës, për shkak të lëndimit të kofshës”, thuhet në njoftimin zyrtar të komunikatës kroate. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera