Sport

Milani zyrtarizon mbrojtësin danez, vjen në huazim nga Sevilla

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 13 January 2020

Pasi nuk arritën akordin për të sjellë në Milano mbrojtësin francez Todibo, i cili zgjodhi t’u bashkohet gjermanëve të Schalke 04, drejtuesit e Milanit prezantuan zyrtarisht sot futbollistin danez Simon Kjaer.

Ky i fundit është në pronësi të Sevillas, por fazën e parë e kaloi në huazim te Atalanta, ndërsa tani do të jetë në huazim te Milani deri në fund të sezonit, me kuqezinjtë që kanë ruajtur edhe të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit.

Mbrojtësi danez 30-vjeçar ka një eksperiencë të madhe pasi ka luajtur me skuadra si Palermo e Roma në Itali, por edhe Lille, Fenerbahce, Wolfsburg, etj., në Europë, ndërsa tani do të vihet në dispozicion të Piolit dhe mund të debutojë të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e kupës përballë Spalit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera