Sport

Milani transferon yllin kroat

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 17 January 2021

Klubi i Milanit ka arritur marrëveshje me sulmuesin kroat, Mario Mandzukic, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportimeve të ‘TuttoMecatoWeb’, ‘Rossonerët’ do ta marrin 34 vjeçarin si agjent të lirë, pasi kontrata e tij me skuadrën nga Katari, Al-Duahil ka përfunduar.

Kroati pritet që nesër t’i kryej ekzaminimet mjekësore me gjigandin italian.

-Advertisement-

Mandzukic nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare që gjashtë muaj, kurse ‘San Siro’ duket të jetë vendi i duhur për të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera