Sport

Milani pret ta marrë 27-vjeçarin në janar

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 17 September 2018

E ardhmja e Aaron Ramsey rivihet sërish në diskutim te Arsenali. Me një largim të mundshëm të shefit ekzekutiv të “Topçinjve”, Ivan Gazidis drejt Milanit, në Serinë A mund të zbarkojë edhe mesfushori.

Sipas raportimeve nga “The Sun”, pavarësisht se drejtuesit e klubit anglez kanë arritur marrëveshjen me 27-vjeçarin për rinovimin e kontratës për 5 vjet, nga e cila futbollisti do të përfitojë 280 mijë euro në javë, gjërat pritet të ndryshojnë.

Nëse 54-vjeçari pranon ofertën e kuqezinjve, me shumë mundësi në janar Ramsey do të vihet nën urdhrat e Gatussos.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera