Sport

Milani mposhtë Cagliarin nën regjinë e Ibrahimovicit

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 18 January 2021

Milani e ka mposhtur Cagliarin me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 18-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar ‘Sardegna Arena’, mysafirët kanë marrë tri pikë shumë të rëndësishme falë dy golave të realizuar nga Zlatan Ibrahimovic.

Golin e parë sulmuesi suedez e shënoi në minutën e 7’ nga pika e bardhë, kurse të dytin e realizoi në minutën e 52’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje MIlani renditet i pari me 43 pikë, kurse Cagliari mbetet i 17-ti me 14 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera