Sport

Milani me dy mungesa të mëdha kundër Lazios

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 23 April 2021

Milani të hënën do të jetë mysafir i Lazios, në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

‘Rossonerët’ për këtë takim nuk do të mund të llogarisin në Zlatan Ibrahimovicin dhe Theo Hernandez.

Dyshja është stërvitur ndamas nga grupi, kurse të gatshëm për këtë duel do të jetë Bennacer, të paktën kështu ka raportuar ‘Calciomercato.com’.

-Advertisement-

39 vjeçari përkundër punës së madhe që po bën nuk do të jetë gati, kurse mbrojtësi francez vazhdon të mos jetë në formën e tij me të mirë.

Ndeshja mes Lazios dhe Milanit luhet të hënën në ora 20:45./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera