Sport

Milani kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 13 January 2022

Skuadra e Milanit është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Rosonerët’ e kanë eliminuar Genoan, pasi e kanë mposhtur me rezultat 3-1 vetëm pas vazhdimeve, ngase koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Golat për ‘Kuqezinjtë’ i realizuan Olivier Giroud, Rafael Leao dhe Alexis Saelemaekers, kurse për mysafirët shënoi Leo Ostigard.

-Advertisement-

Në çerekfinale Milani do të takohet me fituesin e duelit Lazio – Udinese./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera