Sport

Milani ka gati “bombën” e verës

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 04 August 2018
Edhe pas ardhjes së Caldara dhe Higuain, merkatoja e Milanit nuk ndalet. Kuqezinjtë, përmes drejtorit të përgjithshëm të zonës teknike, Leonardo, në të vërtetë po e ndjekin goditjen e madhe për në mesfushë.
Sipas një raporti të sotëm në “La Stampa”, ekzekutivi braziliani është i gatshëm për të bërë një “sulm” të papritur për Sergej Milinkoviç-Savic, duke i paraqitur një ofertë huazimi Lazios, me të drejtën e blerjes përfundimtare të yllit serb.

Propozimi i kuqezinjve do të sigurojë 40 milionë euro për huazimin e vështirë (ose 20 milionë, plus Bonaventura), me të drejtën për ta shpenguar kartonin e lojtarit mbas një viti, me 80 milionë euro. Formula do t’i lejonte kuqezinjtë të anashkalonin kufizimet e “fair play financiar”, duke e shtyrë pjesën më të madhe të shpenzimeve në sezonin e ardhshëm.

Nuk ka dyshime se nuk do të jetë e lehtë për “Djallin”, që ta bindë presidentin e Lazios, Claudio Lotito, i cili për serbin kërkon një shifër prej rreth 120 milionë eurosh. Megjithatë, sipas gazetës sportive të Torinos, Leonardo është i gatshëm të provojë deri në fund.

Nëse marrëveshja nuk do të realizohej, atëherë do të kishte një alternativë, si Mateo Kovacic, kroatin e Real Madridit, për të cilin do të ishte një rikthim në Milano, kësaj here në anën tjetër të qytetit, te ”kushërinjtë” e Interit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera