Sport

Milani i vërsulet mbrojtësit të Manchester Cityt

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 10 January 2022

Klubi i Milanit është i interesuar për ta përforcuar repartin e mbrojtës në këtë afat kalimtar të janarit, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë ‘Rosonerët’ tashmë ia kanë venë syrin mbrojtësit të Manchester Cityt, Nathan Ake.

‘Kuqezinjtë’ dëshirojnë transferimin e 26-vjeçarit për ta zëvendësuar Simon Kjaerin e lënduar, i cili po vuan nga një lëndim i rend.

-Advertisement-

Megjithatë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duket se nuk do ta lejoj një gjë të tillë.

Kjo pasi tekniku spanjoll është i kënaqur me Aken dhe dëshiron ta ketë në ekip, pasi po lufton në të gjitha trofetë./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera