Sport

Milani heq dorë nga sulmuesi i njohur kolumbian

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 01 March 2019

Milani nuk do ta ndjekë sulmuesin e Monaco, Radamel Falcao, gjatë merkatos së verës, sipas “Calcio Mercato”. Agjenti i kolumbianit, Jorge Mendes, iu ofroi kuqezinjve një shans për të nënshkruar me lojtarin në fjalë në janar, ose në fund të sezonit, por negociatat nuk përparuan.

Klubi kuqezi e konsideron Falcao, 33 vjeç, shumë të vjetër si objektiv në merkato, me politikën e re të Milanit që tani do të nënshkruajë vetëm me lojtarë midis moshës 20 dhe 26 vjeç. Drejtori i ri menaxhues, Ivan Gazidis, ka qenë këmbëngulës deri më tani dhe kjo vijësjellje do të jetë edhe në vazhdim në merkato. Leonardo dhe Maldini po kërkojnë talente të rinj, të pranueshëm për filozofinë e klubit dhe Gattuso.

Sidomos Leonardo, është duke punuar me udhëzime të mirëpërcaktuara në këtë drejtim. Goditja e janarit në sulm ka rezultuar e jashtëzakonshme. Piatek është një “vrasës” i vërtetë në sulm, ndaj Falcao duket përfundimisht i pavlerë për repartin ofensiv kuqezi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera