Sport

Milani fiton në udhëtim te Verona dhe vazhdon garën për titull

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 07 March 2021

Skuadra e Milanit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Hellas Verona, shkruan Gazeta inFokus.

‘Rosonerët’ kanë triumfuar me rezultat 0-2, në sfidën e vlefshme për xhiron e 26-të në Serie A.

Golat për mysafirët i shënuan Rade Krunic (27’) dhe Diogo Dalot (50’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Milani i është afruar Interit në tri pikë, por ‘Zikaltërit’ kanë një ndeshje me pak të zhvilluar, kurse Verona mbetet e teta me 38 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera