Sport

Milani fiton në frymën e fundit ndaj Parmas

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 01 December 2019

Milani ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Parmas me rezultat minimal 1-0, në dueli e javës së katërmbëdhjetë në Serie A italiane, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Stefano Piolit ishte gjatë gjithë ndeshjes më e mirë se Parma, por u deshtë ta prisnin minutën e 88’ për ta shënuar golin e tri pikëve shumë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit nga rosonerët.

Ishte Theo Hernandes, ai i cili ia dhuroi fitoren skuadrës së Milanit në këtë udhëtim jo edhe aq të lehtë.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Milani pozicionohet i 11-ti me 17 pikë, ndërsa Parma mbetet e nënta me 18 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera