Sport

Milani emëroi gjashtë trajnerë në më pak se katër vjet, ja cilët ishin ata

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 27 November 2017

Gennaro Gattuso është trajneri i gjashtë që merr drejtimin e Milanit nga largimi i Masimoliano Allegrit u shkarkua në janar të 2014-ës.

Sot në mëngjes Vincenzo Montella u shkarkuar nga drejtuesit e Milanit, pasi nuk arritur me tepër se një barazim 0-0 me Torinon në fundjavë.

Gattuso u sjell të skuadra e parë e Milanit pasi ai ishte trajner i të rinjve të Primavera, megjithëse është e paqartë nëse Gattuso do të mbetet në fund të sezonit ose thjesht do të marrë një pozicion kujdestar, raporton futboll italia, përcjell ORAinfo.

-Advertisement-

Ky është ndryshimi i gjashtë i trajnerëve në San Siro që nga largimi i Allegrit i cili u shkarkua më 25 janar 2014.

Clarence Seedorf mori përsipër pjesën tjetër të sezonit 2014-15, ku pas 28 ndeshje u shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Pas tij në San Siro zbriti Pippo Inzaghi. Ai e drejtoi Milanin për sezonin 2015-16. Edhe Inzaghi u shkarkuar për shkak të mosarritjes së objektivit të Milanit.

Sinisa Mihajloviç u emërua në verën e vitit 2015 dhe u shkarkua në prill 2016, pavarësisht arritjes së Kupës së Italisë. Dëtyrën e tij për pjesën e mbetur të sezonit e udhëheqi Cristian Brocchi.

Ndërsa, Montella u soll në verë të vitit 2016 dhe është shkarkuar pas 64 ndeshjeve konkurruese.

Shorti i L’Aeroplaninos ishte 33 fitore, 13 barazime dhe 18 humbje, mesatarisht 1.75 pikë për lojë.

Megjithatë, Montella fitoi trofeun e tyre të vetëm në vitet e fundit, duke mposhtur Juventusin për Superkupën Italiane në dhjetor 2016. /ORAinfo/

Vincenzo Montella (Qershor 2016-Nëntor 2017)

Cristian Brocchi (Prill 2016-Qershor 2016)

Sinisa Mihajlovic (Qershor 2015-Prill 2016)

Pippo Inzaghi (Qershor 2014-Qershor 2015)

Clarence Seedorf (Janar 2014-Qershor 2014)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera