Sport

Milani e ka seriozisht, fiton edhe pa Ibrahimoviçin

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 29 November 2020

Milani e ka mposhtur Fiorentinen me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 9-të në kampionatin elitar italian, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’, golat për ‘rosonerët’ i realizuan Alessio Romagnoli në minutën e 17’ dhe Franck Kessie në minutën e 28’.

‘Kuqezinjtë’ triumfuan pa sulmuesin kryeson, Zlatan Ibrahimoviç, i cili mungoi për shkak të lëndimit.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Milani vazhdon kryesimin në Serie A me 23 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet e 16-ta me 8-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera