Sport

Milani dhe Interi marrin vendimin, ja çfarë do të bëjn me paratë e gjobës së incidentit Lukaku – Ibra

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 01 April 2021

Skuadrat italiane Milan dhe Inter kanë marrë një vendim të përbashkët, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportimeve të “Calciomercato.com”, klubet kanë vendosur që shuma e parave të gjobave të dhëna pas incidentit mes Lukakut dhe Ibrahimovicit, në kuadër të Kupës së Italisë, do të dhurohet për bamirësi, në shenjë ‘fair play’.

“AC Milan dhe FC Internazionale Milano, duke qenë të vetëdijshëm për përfaqësimin e vlerave më të mira të sportit tonë, tashmë kanë vendosur që shuma e gjobës që duhet paguar për duelin, Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku të ndeshjes së 26 janarit 2021, do të dhurohet për bamirësi si lloj fair play sportiv”, deklaruan klubet.

-Advertisement-

Ky vendim është marrë në përputhje me ligjin 126 CGS të Gjykatës Sportive Italiane./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera