Sport

Milan me tre mungesa të mëdha ndaj Chievos

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 24 October 2017

Milan nesër do të ketë përballje të vështirë ndaj Chievos në udhëtim, në kuadër të javës së 10’ të Serie A.

Skuadra e Milanit do të tentojë fitoren e parë pas katër ndeshjeve, ku do të luaj ndaj skuadrës së Chievos në udhëtim.

Prej këtyre katër ndeshjeve Milan ka pësuar tre humbje dhe ka marrë një barazim.

-Advertisement-

Për ndeshjen e nesërme trajneri Vincenzo Montella ka ftuar 23 lojtarë, por do të ketë tre mungesa të mëdha.

Për shkak të suspendimit do të mungojë kapiteni, Leonardo Bonucci, ndërsa për shkak të lëndimit Giacomo Bonaventura dhe Andrea Conti.

Lisat e Milanit: A Donnarumma, G Donnarumma, Storari; Abate, Antonelli, Calabria, Gomez, Musacchio, Paletta, Rodriguez, Romagnoli, Zapata; Biglia, Borini, Calhanoglu, Kessie, Locatelli, Mauri, Montolivo; Cutrone, Kalinic, Andre Silva, Suso.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera