Sport

Milan-Roma-Lazio, garë treshe për Mario Gotzen!

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 25 May 2020

Që nga momenti që është bërë zyrtare mungesa e rinovimit të tij me Borussian e Dortmundit, emri i heroit të Gjermanisë në Botërorin Brazil 2014-të, Mario Gotze po përmendet gjithnjë e më shumë në merkato.

Dëshira e futbollistit që preferon Serinë A italiane në krahasim me kampionatet e tjera për shkak të punës së bashkëshortes së tij si modele të bën të mendosh për një kalim të mundshëm të Gotzes në Apenine. Fillimisht ishte Milani që u interesua për ish-futbollistin e Bayernit ndërsa tashmë kanë hyrë në garë edhe dy skuadrat kryeqytetase, Roma e Lazio.

Ideja për ta marrë me parametër zero është sugjestionuese për këto 3 klube edhe pse paga prej 8 milionë eurosh që Gotze përfiton aktualisht në sezon është një problem më vete. Një shifër shumë e lartë kjo për buxhetin e klubeve italiane por mund të gjehet një rrugë e mesme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera